Thënie të çuditshme të Allahut dhe Muhamedit!
 
     


Në këtë artikull do të paraqesim disa nga thëniet e çuditshme të Allahut (Kuranit) dhe Muhamedit (nga Hadithet). Shumica e këtyre thënieve nuk kanë nevojë për koment, prandaj do lëmë lexuesit të vendosin për vlerën e tyre.


Thënie të Allah-ut në Kuran:

 

1. Toka është e sheshtë:

Sura 15:19
   
     
 
E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
     
  Sura 50:7    
     
 
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
     

2. Dielli perëndon në një vend me lym të zi (diku në Arabi).

Sura 18:86
   
     
 
Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e t'i udhëzosh!"
     

3. Qiejt dhe Toka ishin të ngjitura dhe Allahu i shqiti:

Sura 21:30
   
     
 
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
     

4. Njeriu është krijuar nga një copë gjaku e ngurtë:

Sura 23:14
   
     
 
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
     
Sura 96:2
   
     
  Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
     

5. Allahu krijoi yjet si plumba kundër djajve:

Sura 67:5
   
     
 
Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
     
Sura 37:6-8
   
     
 
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët
 
 
6. Dëshmia e një gruaje vlen sa gjysma e dëshmisë së një burri:
 
Sura 2:282
   
 
  …Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri)…
 
 
7. Dhjedhësve duhet t’u priten duart.
 
 
Sura 5:38
   
 
 

Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.

 
 

Allah-u si ligj dhënës i urtë e jep këtë ligj, lëre po të mos ishte i urtë!

Domethënë, çdo vjedhësi duhet t’i priten duart! Ky varg nuk jep as moshë për vjedhësin, as vlerën e mallit, as rrethanat. Dmth, nëse një nxënës i vjedh lapsin apo gomën shokut të klasës, atij duhet t’i priten duart! Nëse do zbatohej ky varg i Kuranit, asnjë njeri nuk do kishte duar sot, sepse nuk ka njeri që të mos ketë marrë diçka që nuk i përkiste atij, qoftë kjo edhe një gjë e vogël. Allah-u, i mëshirëploti, duket pak i rreptë këtu. Nëse një vend do zbatojë ligjet e Kuranit, DUHET që ta zbatojë edhe këtë ligj, pasi është në Kuran. A doni ju një ligj të tillë në vendin tonë?


8. Allah-u kthen njerëzit e një fshati të tërë në majmunë sepse zunë peshk ditën e Shtunë.
 
Sura 2:65
   
 
 
Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
 
Sura 7:163-166
   
 
 
Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'ju largohen gabimeve".
165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
166. E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
 
 
Dmth, për shkak se këta njerëz zunë peshk ditën e shtunë, Allah-u i kthehu në majmunë, por jo majmunë të mirë, por nga ata të përbuzurit!!!
 
 
9. Disa djem dhe qentë e tyre fjetën për 309 vjet.
 
Sura 18:9-26
   
 
  Për shkak të pasazhit të gjatë lexoni historinë vetë tek vargjet më lart.
 
 
 
Thënie të Muhamedit në Hadith ::
 
 
1. Urina e gamiljeve të shëron.

Volumi 7, Libri 71, Numër 590:

Klima e Medinës nuk ishte e mirë për mjaft njerëz, prandaj profeti i urdhëroi të ndjekin gamiljet e tij, të pinin qumështin dhe urinën e tyre (si ilaç). Ata ndoqën gamiljet dhe pinë qumështin dhe urinën e tyre derisa trupat e tyre u shëruan.


2. Temperatura vjen nga ferri.

Volumi 7, Libri 71, Numër 619:

Abdullah bin 'Umar tha "Profeti tha, , 'Temperatura vjen nga nxehtësia e Ferrit, kështu që shuajeni me ujë.'


3. Miza e rënë në pije është kurë.

Volumi 4, Libri 54, Numër 537:

Profeti tha "Nëse një mizë bije në pijen e ndonjërit prej jush, ai duhet ta zhysë atë në pije, sepse njëri krah ka sëmundjen, tjetri ka shërimin nga sëmundja."


4. Muhamedi besonte tek syri i keq.

Volumi 7, Libri 71, Numër 636:

Profeti tha, "Pasojat e syrit të keq janë fakt."


5. Eklipset janë mjeti se si Allahu i frikëson besimtarët e tij.

Volumi 2, Libri 18, Numër 158:

Apostulli i Allah-ut tha: “Dielli dhe Hëna janë dy nga shenjat e Allah-ut dhe eklipset nuk ndodhin për shkak të vdekjes së dikujt, por Allah-u frikëson besimtarët e tij me to.”


6. Satani urinon në veshin e atyre që nuk shkojnë në lutje.

Volumi 2, Libri 21, Numër 245:

Profetit i thanë se dikush kishte fjetur deri vonë në mëngjes pa u ngritur për lutjen e mëngjesit. Profeti tha, “Satani urinoi në veshët e tij”.


7. Hapja gojës përgjumësh është nga djalli.

Volumi 4, Libri 54, Numër 509:

Profeti tha, “Hapja e gojës (si për gjumësh) është nga Satani (djalli) …”


Inkurajojmë të gjithë vizitorët që të kontrollojnë vetë çdo referencë të paraqitur më lart me Kuranin ose Hadithin. Megjithëse nuk kemi bërë shumë komente mbi këto thënie, besojmë se nuk ka nevojë për to, vargjet flasin vetë. Zoti ju bekoftë.

 
 



Shënim për besimtarët muslimanë: Në këtë artikull nuk jemi përpjekur aspak që të ofendojmë apo të ulim fenë islame, ne thjesht kemi prezantuar faktet e njohura nga burimet islamike. Ju inkurajojmë që nëse nuk ishit të njohur me këto fakte më parë, të mos i refuzoni ato, por të kontrolloni vetë ato që kemi thënë me referencat e Kuranit apo Hadith-it. Për këtë arsye kemi cituar vargje konkrete nga Kurani. Faleminderit për mirëkuptimin.




Të gjitha referencat e Kuranit janë marrë nga përkthimi në shqip i Kuranit nga Sherif Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet gramatikore, gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk jane korrigjuar për arsye se dëshironim që të citonim Kuranin ashtu sic është, pa ndryshuar asgjë. Ky version i Kuranit mund të gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/. Për shkak të vërtetësisë së informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë që të verifikoni vetë çdo citim nga Kurani për të gjitha referencat që kemi dhënë.




Për shkak të pamundësisë për të gjetur Hadith-et në shqip, të gjitha referencat nga Hadith-et janë marrë nga burimet islamikë të Hadith-it në anglisht dhe janë përkthyer me saktësinë më të madhe. Klikoni në referencat e dhëna p
ër të lexuar vetë çdo varg të cituar.



   

 
 

Artikuj PyetjeKomenteFotografiKontakt

©2003 Albavizion.com. Çdo material i botuar ne kete website eshte shkruar nga Albavizion.com, me perjashtim te artikujve qe thone ndryshe. Ne rezervojme te gjitha te drejtat e autorit. Ne inkurajojme vizitoret qe te perdorin keto materiale per qellimet e tyre, me leje nga Albavizion.com. Asnje referim i ketij materiali nuk mund te perdoret jashte kontekstit te shkrimit dhe per qellim abuzimi , keqperdorimi, ose disktretitimi kundrejt Albavizion.com.